Momenti kur deputetët evakuohen nga salla e Kuvendit pas kërcënimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur deputetët evakuohen nga salla e Kuvendit pas kërcënimit

    Insajderi
    05 July 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.

    Derisa “Klan Kosova” po i transmetonte direkt momentet para nisjes së seancës, shihet edhe evakuimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë kryetarin Memli Krasniqi.

    Video:

    Theksojmë se Policia e Kosovës ka larguar nga ndërtesa e Kuvendit deputetët dhe gazetarët.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës u ka kërkuar që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.

    Ai ka thënë se Policia do të japë detaje për këtë punë.

    “Ka një kërcënim. Më shumë jep policia sqarime. Krejt që na kërkun është me e liru objektin e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Tahiri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark