Sekretari i Kuvendit zbulon sms-in në anglisht, si u kërcënua Kuvendi? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i Kuvendit zbulon sms-in në anglisht, si u kërcënua Kuvendi?

    Insajderi
    05 July 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës.

    Megjithatë, ai nuk zbuloi se kujt i është dërguar mesazhi, duke thënë se këto informata i ka policia.

    “Njoftimin neve si administratë na ka dhënë policia për t’i liruar hapësirat, ndërsa njoftimet tjera, policia i ka të dhënat, ne nuk i kemi të dhënat. Nuk mund të konfirmoj apo mohoj diçka që nuk e dimë saktë kush është njoftuar.

    Loshi tha se mesazhi ishte i shkruar në gjuhën angleze dhe se aty u tha se një bombë është e vendosur në ndërtesën e Kuvendit dhe se ajo do të shpërthejë brenda 10 minutave.

    “Sipas njoftimit që është dhënë nga policia në sallën plenare kur është kërkuar evakuimi i menjëhershëm, është kërkuar që të bëhet evakuimi për shkak se në gjuhën angleze një person ka thirrë dhe ka thënë se një bombë është vendosur në ndërtesën e Kuvendit dhe e njëjta do të shpërthejë në interval kohor pas 10 minutave”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark