
Barcelona ka nisur punën për të transferuar Marcus Rashford nga Manchester United, në një lëvizje që mund të bëhet një nga më të mëdhatë e merkatos së ardhshme. Sulmuesi anglez, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, është i hapur për një kapitull të ri në karrierën e tij dhe e sheh me interes kalimin te klubi katalanas. Marrëdhëniet mes Rashford dhe United janë ftohur, dhe një largim shihet si pozitiv për të dyja palët.
Barcelona e konsideron Rashfordin një përforcim strategjik si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë mediatik. Në moshën 27-vjeçare, ai shihet si një lojtar me shumë potencial, ndërsa vetë lojtari është i gatshëm të bëjë gjithçka për të realizuar transferimin. Stili i tij i lojës përshtatet me filozofinë e Barçës, dhe tundimi për të luajtur në La Liga ka qenë vendimtar për vendimin e tij.
Bisedimet mes klubeve kanë nisur joformalisht, por ende nuk ka një ofertë konkrete. Barcelona po shqyrton mënyra për të strukturuar marrëveshjen në përputhje me situatën e saj financiare, ndërsa Rashford kërkon të qartësojë sa më shpejt të ardhmen e tij.