Lladrovci alarmon për zjarret në Drenas: Sikur të isha në Kosovë, do të isha krah zjarrfikësve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci alarmon për zjarret në Drenas: Sikur të isha në Kosovë, do të isha krah zjarrfikësve

    Insajderi
    05 July 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart punën e zjarrfikësve që po përballen me një situatë të vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe zjarreve të shumta në komunën e tij. Ai i quajti ata “heronj që gjenden në mbrojtje të pronës publike dhe private të kërcënuar nga zjarri”.

    Lladrovci njoftoi se zjarri në Golesh (Sankoc) po vazhdon me intensitet më të ulët, ndërsa në Gjergjicë situata mbetet e rrezikshme, pasi flakët janë përhapur në drejtim të Balincës (Malishevë). Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikës nga disa komuna si dhe pjesëtarë të FSK-së.

    “Zjarri në Golesh (Sankoc), për momentin është duke vazhduar me një intensitet më të ulët. Gjatë ditës së djeshme ishin në intervenim 6 zjarrfikës nga Drenasi, 6 zjarrfikës nga Prishtina, 4 zjarrfikës nga Lipjani dhe 27 ushtarë të FSK-së”, tha ai.

    Ai shtoi: Sikur të isha në Kosovë, do të isha krah zjarrfikësve, heronjtë e këtyre ditëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark