"O Zot sa dhemb me e pa...", Adelina Ismaili flet hapur për të birin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “O Zot sa dhemb me e pa…”, Adelina Ismaili flet hapur për të birin

    Insajderi
    05 July 2025 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili ka folur edhe për djalin saj.

    Ajo tregoi se kujt i ka ngjarë ai, derisa në një moment u shpreh se dhemb t’i shohësh të metat e tua te fëmijë.

    “O Zot sa dhemb me i pa të metat e tua në fëmijën tënd, e sheh çfarë poshterësie ke qenë, edhe je. Më ka thënë mami ka me tu kthy gjithçka edhe gjithçka po më kthehet. I ka disa gjëra prej meje, me eksperimentu me flokë, me vathë, me veshje, me i prek limitet deri ku mund të shkojë, ka shumë gjëra prej Valit, ka prej krejtve ngapak, është njëfar kombinimi i mirë. Krejt e lazdrojnë, edhe Vali, për tezet s’po flasim, deri në fund, gjëra të çmendura, jam e vetmja që mundohem ta ulë për toke. Përlarjet më të mëdha i ka me mua, ka filluar të përlahet me mua”, u shpreh tutje Adelina Ismaili.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark