
Albulena Haxhiu, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, ka theksuar se emri i saj do të shkojë për votim të fshehtë vetëm një herë.
Nëse nuk merr 61 vota, ajo do të tërhiqet dhe nuk do të ketë votim të dytë.
“Unë kam thënë që emri im me votim të fshehtë shkon vetëm një herë, pra nuk do të ketë herë të dy. Nëse nuk i marrë 61 vota, unë do të tërhiqem”, ka deklaruar ajo.
Ajo theksoi se votimi i fshehtë nuk përbën shkelje të Kushtetutës, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese.
Haxhiu propozoi që të arrihet një marrëveshje për rrëzimin e komisionit për votim të fshehtë, për të vijuar më pas me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Ajo akuzoi opozitën për vendosje të barrikadave politike, ndërsa Vetëvendosje, sipas saj, po bën kompromise.