Moti për sot - temperaturat shkojnë në 37°C - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për sot – temperaturat shkojnë në 37°C

    Insajderi
    06 July 2025 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

    “Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHHMK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark