“Mshele gojën, voto si të themi na” – Mustafa ironizon Deharin pas insistimit për votim të fshehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mshele gojën, voto si të themi na” – Mustafa ironizon Deharin pas insistimit për votim të fshehtë

    Insajderi
    06 July 2025 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili tha se do të ishte shkelje kushtetuese nëse deputetët do të pyeteshin nëse janë për votim të fshehtë apo jo.

    Sipas Mustafës, qasja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Deharit është përjashtuese dhe autoritare.

    “Do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo”, paska thënë Dehari. Ndërsa vendimi i tij, pa pyet askënd, për të ndryshuar mënyrën e votimit, qenka kushtetues. Pra, sipas tij, deputetët s’bën me i pyet, ata veç duhet me ulë kryet edhe me votu.
    Kjo është pra mendësia e tyre: Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë”, ka shkruar Mustafa.

    Kuvendi i Kosovës, që nga muaji prill, ende nuk ka arritur të konstituohet, përkundër një aktgjykimi të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark