Vjedhje e rëndë në Shtime - policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje e rëndë në Shtime – policia jep detaje

    Insajderi
    07 July 2025 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në Shtime, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe një DVR të kamerave të sigurisë, shkruan Insajderi.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 6 dhe 7 korrikut, në mes orës 20:30 dhe 00:10.

    Sipas njoftimit të policisë, ankuesi një mashkull kosovar – ka raportuar se dera e shtëpisë së tij ishte hapur me forcë nga autorë ende të panjohur.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark