A janë takuar më me VV'në? Flet deputetja e Nismës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A janë takuar më me VV’në? Flet deputetja e Nismës

    Insajderi
    07 July 2025 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të ditur se nuk ka pasur më takim të ri me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjidhjen e ngërçit politik përmes një marrëveshje politike.

    Izmaku tha se ka “mungesë totale të vullnetit politik” për gjetjen e një zgjidhjeje.

    Ditët e fundit nuk ka pasë asnjë qëndrim të ri, asnjë takim të ri. Po duket që s’është më as procedurale, as juridike, mirëpo është më shumë morale. Ka mungesë totale të vullnetit politik të lidershipit të krejt partive të mëdha politike për ta gjetur një zgjidhje”, tha deputetja e Nismës.

    “Pra, të ndërtohet marrëveshje politike dhe të zgjidhen këto probleme dhe ky ngërç politik”, shtoi më tej ajo.

    Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, ka konfirmuar më herët se ka mbajtur takime me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark