Vdiq në moshën 36-vjeçare, Rexhep Pllana, minatori i Ndërmarrjes Trepça – Flotacion Stan-Tërg.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një njoftimi, ku shprehet ngushëllime për më të dashurit e të ndjerit.
“Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së kolegut tonë Rexhep Pllana. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit të sindikatës dhe minatorit të Ndërmarrjes Trepça – Flotacion Stan-Tërg, Rexhep Pllana. Ngushëllime familjes Pllana, bashkëpunëtorëve dhe gjithë kolegëve minatorë për këtë humbje të madhe. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Insajderi.org/

