
Shenoll Muharremi, njohës i çështjeve ekonomike, ka prezantuar të dhënat e importit marrë nga Dogana e Kosovës nga janari deri më qershor të këtij viti.
Muharremi ka shpërndarë të dhënat në formë tabelare në ‘Facebook’, duke bërë të ditur se vlera më e lartë e importit nga Serbai, përskaj gjedheve, vjen edhe nga gruri e rryma, shkruan Insajderi.
Sipas kësaj tabele, Kosova përgjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti importoi në vlera prej mbi një milion dema, mëzata për therje, energji elektrike, grurë dhe misër.
“Gjithsejt importe janar-qershor 110,526,146.01 EUR një rritje prej 118.30% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar”, ka bërë të ditur ai.
Muharremi ka thënë se kjo shënon një rritje prej 118,30 për qind të importit nga Serbia në krahasim me vitin e kaluar për periudhën e njëjtë. /Insajderi.org/