Klubi serb e largon portierin kroat pasi mori pjesë në koncertin e Thompson - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Klubi serb e largon portierin kroat pasi mori pjesë në koncertin e Thompson

    Insajderi
    07 July 2025 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojtari kroat i hendbollit Filip Iviq ka ndërprerë kontratën me klubin e tij të ri.

    Vetëm tre javë më parë, siç raportojnë mediat kroate, Iviq nënshkroi një kontratë me klubin hendbollistik të Vojvodinës. Ai më nuk është lojtar i tyre. Arsyeja? Ai publikoi një foto nga koncerti i Marko Perkoviq Thompson. Megjithatë, më vonë e fshiu postimin, përcjell Insajderi.

    Me rastin e paraqitjes së Filip Ivić në tubimin e ustashëve nga Marko Perković Thompson, Klubi i Hendbollit Vojvodina, si simbol i Novi Sadit, Vojvodinës dhe kampiones së Serbisë, e bazon ekzistencën e tij jo vetëm në sukseset sportive, por edhe në respektin për historinë, viktimat dhe vlerat që na bëjnë një komb krenar.

    U tronditëm kur morëm lajmin se portieri Filip Ivić mori pjesë në takimin e ustashëve (fashistëve kroatë) të Marko Perković Thompson, një ngjarje që nuk është një takim muzikor, por – sipas qëndrimit të klubit – një festë ustashe në të cilën, siç thonë ata, lavdërohen hapur ide dhe simbole që janë sinonim i krimeve për popullin serb”, thuhet në reagimin e këtij klubi.

    Serbët u ofenduan tejmase nga koncerti i Thompson, një figurë jo fort e dashur për ta. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark