Problemet në gjendjen civile, MPB’ja del me një sqarim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Problemet në gjendjen civile, MPB’ja del me një sqarim

    Insajderi
    07 July 2025 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se përgjatë paradites së të hënës ka pasur një ndërprerje të përkohshme të funksionimit të sistemit elektronik të gjendjes civile.

    Përmes një njoftimi për media, thuhet se gjendja është sanuar nga satfi I Agjencisë për Regjistrim Civil dhe sistemi është kthyer në funksion të plotë.

    Reagimi i plotë:

    Ministria e Punëve të Brendshme -Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se sot paradite është evidentuar një ndërprerje e përkohshme, respektivisht ngadalësim në funksionimin e sistemit elektronik të Gjendjes Civile, për shkak të disa problemeve teknike dhe ngarkesës në sistem.

    Pas ndërhyrjes së menjëhershme nga stafi përgjegjës i ARC-së, sistemi i Gjendjes Civile është rikthyer në funksion të plotë dhe aktualisht të gjitha shërbimet ofrohen normalisht në të gjitha komunat, zyrat e gjendjes civile dhe konsullatat e Republikës së Kosovës.

    Qytetarët tani mund të vazhdojnë të  marrin shërbime e tyre pa asnjë penges.

    MPB  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme dhe i falënderon  për durimin dhe bashkëpunimin. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark