Sot varroset 27-vjeçari në Lipjan që vdiq pasi u arrestua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset 27-vjeçari në Lipjan që vdiq pasi u arrestua

    Insajderi
    07 July 2025 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë në rrethana të pasqaruara në Lipjan, do të varroset sot në orën 19:00.

    Lajmin e kanë konfirmuar familjarët, duke njoftuar se ceremonia e varrimit të 27-vjeçarit do të mbahet në varrezat e fshatit Banullë.

    Agon Zejnullahu, një 27-vjeçar, ka vdekur në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u arrestua nga Policia në orët e para të së hënës.

    Policia ka përdorur forcën ndaj të riut, për prangosjen e të cilit shihet se përpiqen tre zyrtarë policorë.

    Policia njoftoi se pak para se viktima ta humbte jetën, ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se po sulmonte automjete e kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës.

    Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, deklaroi ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark