“Jo-njerëzore, e rrezikshme”- Përparim Rama i “bie në qafë” Kurtit, thotë se s’po i jep buxhet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jo-njerëzore, e rrezikshme”- Përparim Rama i “bie në qafë” Kurtit, thotë se s’po i jep buxhet

    Insajderi
    07 July 2025 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mosrealizimin e projekteve në kryeqytet po ia etiketon kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Sipas Ramës, niveli qëndror s’po i jep buxhet Prishtinës.

    Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, Rama po pretendon se as çerdhet as kopshtet s’kanë më fonde për ushqim për fëmijët.

    “Çerdhet dhe kopshtet nuk kanë më fonde për të siguruar ushqim për fëmijët. Programet sociale janë bllokuar. Familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, artistët dhe sportistët kanë mbetur pa asnjë mbështetje institucionale”, ka thënë ndër të tjera ai.

    I pari i Prishtinës pretendon se të gjitha shërbimet jetike janë prekur nga, siç e quan ai, bllokada e qeverisë.

    “Një bllokadë e tillë administrative, e motivuar nga interesa elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka tejkaluar çdo kufi të arsyes, etikës dhe përgjegjësisë njerëzore e institucionale. Kryeqyteti po ndëshkohet sepse nuk qeveriset nga strukturat qendrore të pushtetit aktual”. /Insajderi.org/


      OP-ED
      Nga Rubrika
      x

      © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark