
A duhet ne, si qytetare te pergjegjshem, te organizojme nje proteste apo nje performance publike lidhur me rastin trondites ku nje qytetar nderroi jete nen duart e Policise se Kosoves?
Shkruan: Kenan Gashi
Mendoni per nje moment sikur kjo te kishte ndodhur me ndonje tjeter, nje qytetar te zakonshem apo nje punetor ne ndonje kompani dhe ai te vdiste ne vend. Me siguri, vendi i ngjarjes do te mbushej me dhjetera zyrtare policore, per te mbrojtur imazhin e institucionit.
Madje, sipas deshmive, zyrtaret policore i kane kerkuar mjekes te largohet dhe te vazhdoje, ndonese ajo kishte kerkuar te qendrojne ne vendin e ngjarjes, sepse personi ishte pa shenja jete dhe ende i lidhur me duar ne autoambulance.
Faktet jane te renda:
· Ky qytetar ka nderruar jete me duart e lidhura, nen kontrollin e policise.
· Zyrtaret nuk kane dhene ndihmen e pare, as nuk kane treguar reagim njerezor per te shpetuar jeten e tij.
·Kjo nuk eshte thjesht papergjegjesi – eshte nje deshtim i thelle njerezor dhe institucional!
Ku eshte pergjegjesia? Ku eshte drejtesia? Ku eshte ndergjegjja?
Heshtja eshte bashkefajesi. Nese nuk reagojme sot, neser mund te jete dikush prej nesh.