Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë

    Insajderi
    07 July 2025 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e fundit tha se “Lladrovci duhet të shkojë te psikiatri”.

    Ai ka thënë se për “Lushtakun ai nuk është normal sepse nuk vjen t’i meshojë derës me këmbë e të bëjë çfarë të dojë”.

    Lladorvci tha se ai vetëm zbaton ligjin, si për Lushtakun e si për të gjithë.

    “Unë nuk e di kur u bë së pari Samia mjek për me më dhënë vlerësime, por duhet me qenë mjek për me të çu te psikologu”.

    “Sigurisht që nuk jam normal për Sami Lushtakun, sepse ai nuk e mendon që duhet me zbau ligjin. Unë zbatoj ligj në Komunë të Drenasit, une më dhjetëra herë kam thënë në aspektin e shëndetësisë jam mangu dhe nuk hyjë në atë temë. Nuk jam normal për të sepse ai nuk mundet me bë çka do në Drenas. Ai nuk mundet me ndërtu në Drenas pa ligj, nuk mundet me ardh me i mshu derës së Komunës edhe me bë çka do. Për të nuk jam normal, unë Drenas jam zbatues i ligjit”, ka thënë Lladrovci në Rubikon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark