Parashikohet destabilizim i motit për nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikohet destabilizim i motit për nesër

    Insajderi
    07 July 2025 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të shtohen, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

    Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

    Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h. Në ato zona ku ka zhvillime të stuhive, shpejtësia pritet të arrijë deri në 80 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 35°C. /MeteoKosova/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark