Muharremi: Nëse vdekja e të riut ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së policëve, Sveçla duhet të japë dorëheqje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muharremi: Nëse vdekja e të riut ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së policëve, Sveçla duhet të japë dorëheqje

    Insajderi
    08 July 2025 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i rrethanave politike, Shenoll Muharremi, ka kërkuar përgjegjësi politike për vdekjen e 27-vjeçarin Agon Zejnullahu në duar të policisë.

    Ai ka bërë me dije se nëse raporti i mjekësisë ligjore tregon se vdekja e të riut nga Lipjani ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së policëve, atëherë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, duhet të jap dorëheqje.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kur një i ri vdes në duar të shtetit nuk ka justifikim.

    “Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve për humbjen e rëndë të të riut nga Lipjani gjatë arrestimit. Nëse raporti i mjekësisë ligjore tregon që vdekja ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së policëve, dhe nëse kjo konfirmohet nga drejtësia, atëherë ministri i Brendshëm në detyrë nuk ka më çka pret, duhet me dhanë dorëheqje menjëherë. Ky rast, deri më tani, po dyshohet si vrasje nga pakujdesia e zyrtarëve të shtetit që udhëhiqen nga kjo ministri. Kur një i ri vdes në duart e shtetit, nuk ka as justifikim, as pritje po ka vetëm përgjegjësi. E kjo nuk ka nevojë me u analizu gjatë”, ka shkruar Muharremi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark