Tha se është i përfshirë në arrestimin e Noizyt në Zvicër, Medi Iseni i reagon ashpër Stresit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Tha se është i përfshirë në arrestimin e Noizyt në Zvicër, Medi Iseni i reagon ashpër Stresit

    Insajderi
    08 July 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rap-artisti shqiptar, Noizy, u raportua se është arrestuar në Zvicër derisa ishte për të performuar në një klub.

    Pas kësaj, u bë një reagim nga Stresi, i cili për këtë ngjarje e fajësoi tiktoker-in, Medi Iseni – me të cilin patën një sherr vitin e kaluar.

    Ky i fundit ndërkaq ka bërë një reagim të ashpër në drejtim të artistit të lartpërmendur.

    I njëjti i drejtohet Stresit me tone të forta, duke e quajtur ‘i pabesë’ dhe duke përmendur incidentin e verës së kaluar si një sulm të organizuar.

    Ai shprehet se “prita ka vra më burra se unë”, një referencë e qartë për rrahjen që ka ndodhur në diskotekë dhe për të cilën pretendon se ishte i papërgatitur dhe i tradhtuar nga njerëz që nuk e thirrën në besë.

    “Zoti është i madh, vonon po nuk harron”, shkruan tutje në postim, duke paralajmëruar se drejtësia do të vijë.

    Ai thotë se informacionet që janë fshirë nga rrjetet sociale e dëshmojnë se krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar nga persona në Zvicër, duke aluduar për përfshirje të më shumë se një personi në incident.

    Ndonëse përplasja e tyre është rikthyer, autoritetet zvicerane po vijojnë hetimet për incidentin që çoi në arrestimin e Noizyt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark