Kryetari i Asamblesë në Prishtinë garon me listë të veten, çka përfaqëson "Lidhja e Prishtinës" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Asamblesë në Prishtinë garon me listë të veten, çka përfaqëson “Lidhja e Prishtinës”

    Insajderi
    08 July 2025 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari aktual i Kuvendit Komunal në Prishtinë, Fehmi Kupina, sot e ka bërë publike iniciativën qytetare “Lidhja e Prishtinës”.

    “Në Lidhjen e Prishtinës jemi bërë bashkë gra dhe burra, profesionistë e aktivistë të komunitetit, që e duam Prishtinën, dhe që ndajmë të njëjtin vizion për Prishtinën.

    Jemi bërë bashkë që t’a ruajmë traditën dhe t’a ndërtojmë të ardhmen. Jemi bërë bashkë që ta bëjmë Prishtinën vend më të mirë për fëmijët tanë”, shkruan Kupina.

    Kupina thotë se me listën “Lidhja e Prishtinës”, për Kuvendin Komunal do të jenë zëri i qytetarëve.

    “Me listën më të mirë për Kuvendin Komunal do të jemi zëri i qytetarëve aty ku merren vendimet më të rëndësishme në sy të qytetarit e jo prapa dyerve të mbyllura.

    Dhe këtë nuk do ta bëjmë vetëm. Do ta bëjmë bashkë me Ju, për Ju.

    Na priftë e mbara”, shkruan ai tutje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark