Haxhiu: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, Instituti i Mjekësisë Ligjore s’ka dorëzuar raport - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, Instituti i Mjekësisë Ligjore s’ka dorëzuar raport

    Insajderi
    08 July 2025 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Agon Zejnullahut derisa ishte prangosur nga Policia.

    Ajo ka thënë se dje është kryer autopsia e të ndjerit dhe se IML ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast.

    “Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark