Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes

    Insajderi
    08 July 2025 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndëtësisë Publike të Kosovës, ka alarmuar për rritje të rrezikut të helmimeve ushqimore për shkak të temperaturave të larta.

    “Siguria ushqimore u referohet të gjitha rreziqeve të cilat mund t’i shkaktojnë dëme ushqimit dhe përmes tij, shëndetit të popullatës. Në ver, për shkak të temperaturave të larta , rritet rreziku i helmimeve ushqimore. Mikroorganizmat  shumohen më shpejt dhe ushqimi prishet më lehtë. Prandaj, kujdesi gjatë përgatitjes  dhe ruajtjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm për të shmangur sëmundjet.”

    IKSHPK thotë se kontaminimi i ushqimeve mund të vijë nga:duart e papastërta, ushqimet, uji, kafshët shtëpiake, insektet etj.

    Tutje thuhet se ushqimi duhet të gatuhet mirë dhe të konsumohet menjëherë pas përgatitjes.

    “Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt: Në të nxehtë mbi 60°C, në frigorifer nën 5°C. Mishi i ngrirë dhe mishi i shpendëve duhet të shkrihen tërësisht përpara gatimit.  Ringroheni mirë ushqimin e ruajtur: Para konsumit, sigurohuni që ushqimi të arrijë përsëri 70°C. Shmangni kontaktin mes ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar: Përdorni thika dhe dërrasa të ndara për secilin. Lani duart shpesh dhe si duhet: Para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas tualetit, pas ndërrimit/pastrimit të foshnjave apo pas kontaktit me kafshë. Mbani pastër kuzhinën dhe enët: Pecetat dhe leckat ndërroni rregullisht dhe ziejini nëse kontaminohen.  Mbroni ushqimin nga insektet dhe brejtësit: Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura me kapak. Përdorni ujë të pastër dhe të sigurt: Nëse dyshoni në cilësinë e ujit, vlojeni para përdorimit. Kontrolloni datat e skadimit dhe freskinë: Shmangni produktet me erë apo pamje të pazakontë. Kujdes me ushqimin jashtë shtëpisë: Përdorni frigoriferë dore ose enë termoizoluese në piknik apo udhëtime.”/Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark