15 vatra aktive zjarri në Kosovë, helikopterët e KFOR-it ndërhyjnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    15 vatra aktive zjarri në Kosovë, helikopterët e KFOR-it ndërhyjnë

    Insajderi
    08 July 2025 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Menaxhim Emergjent (AME), ka njoftuar se aktualisht janë 15 vatra aktive të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore në disa komuna të vendit.

    AME njofton se zjarret janë përhapur në komuna të ndryshme si Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Leposaviq, Podujevë dhe Novobërdë.

    Në Komunën e Skenderajt, në fshatin Llaushë, situata është më e rënduar.

    “U intervenua nga Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Policia e Kosovës Skenderaj, deri sa me koordinimin e Agjencisë Menaxhimit Emergjent është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter nga kapaciteti i KFOR-it,” thuhet në njoftim.

    Në Komunën e Klinës, në fshatin Ujmir, zjarri është aktiv në pjesë malore të vështira për qasje nga toka, ndërsa në Podujevë janë regjistruar katër zjarre aktive në fshatrat Batllavë, Belloshë dhe Hërticë.

    “Nga dita paraprake, më 07 Korrik, disa nga vatrat më të mëdha të zjarrit janë lokalizuar në Malishevë, Shtime dhe Podujevë. Megjithatë, rreziku mbetet i lartë dhe situata është në monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet”, thuhet në njoftimin e AME-së.

    Agjencia ka shturar se nuk ka humbje të jetëve të njerëzve, deri sa janë evidente dëmet materiale.

    AME apelon tek qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë pa pagesë: 112, 193, 192 dhe të raportojnë çdo person të dyshuar për shkaktim të zjarreve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark