Edhe Serbia goditet nga stuhitë e fuqishme, pamje nga Beogradi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Edhe Serbia goditet nga stuhitë e fuqishme, pamje nga Beogradi

    Insajderi
    08 July 2025 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stuhia për të cilën shërbimi meteorologjik dhe hidrologjik në Serbi ka paralajmëruar qytetarët tashmë ka mbërritur në Beograd, së bashku me një paralajmërim të ri emergjence.

    Vranësira të forta konvektive, të cilat në zonën e Baçkës dhe Sremit po shkaktojnë shira intensivë me bubullima, breshër dhe erëra të forta, do të lëvizin drejt Banatit qendror dhe verior në një rrymë jugperëndimore.

    Pamje amatore nga Beogradi tregojnë se në vendpunishte materialet po fluturojnë, dhe autoritetet që kanë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm.

    Në lagje të shumta të kryeqytetit të Serbisë janë parë shkulje lisash, si dhe situatë kaotike e krijuar si pasojë e erërave të forta që priten të përcillen me shi të rrëmbyeshëm.

    Mot i ngjashëm po mbizotëron edhe në pothuajse dy vende tjera të Ballkanit, Kroaci ku shumë qytete janë përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut dhe stuhitë e forta.

    E në Slloveni është raportuar për reshje bore në zonat malore në 2200 metra lartësi mbidetare, ku termometri ka shënuar zero gradë Celsius.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark