
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën e Terracinës, në jug të Romës, ku si pasojë e shembjes së çatisë së restorantit “Essenza”, ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dhjetë të tjerë.
Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se një erë e fortë ishte shkaktari që çatia u rrëmbye dhe u shemb mbi pjesën e jashtme të lokalit. Stuhitë e forta që kanë përfshirë Italinë në ditët e fundit – përfshirë tornado, breshër dhe shi të rrëmbyeshëm – kanë rritur rrezikun në shumë zona.
Viktima është identifikuar si Mara S., një e re italiane që kishte planifikuar të punonte si someliere në po të njëjtin restorant gjatë sezonit veror.
Nga dhjetë të plagosurit, tre janë në gjendje kritike. Ndër të lënduarit ka si punonjës të restorantit ashtu edhe mysafirë që ndodheshin aty në momentin e aksidentit.