Insajderi
Lajme

E dhimbshme: U aksidentua në krye të detyrës, vdes shefi i Operativës së Zjarrfikësve të Gjakovës

Insajderi
08 July 2025 - 21:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E dhimbshme: U aksidentua në krye të detyrës, vdes shefi i Operativës së Zjarrfikësve të Gjakovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kaqun Lima, shefi i Operativës së Zjarrfikësve të Brigadës së Gjakovës, ka vdekur në aksident derisa ishte në detyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

“Me keqardhje u informuam për ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Ai u aksidentua sot rreth orës 15:30 në Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës, dhe ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë“, ka shkruar ai.

“Lajmin e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë“. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark