Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

    Insajderi
    09 July 2025 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishulli i famshëm për jetën e natës dhe klubet luksoze po përballet me një krizë serioze në sistemin shëndetësor publik.

    Me ardhjen e sezonit turistik, spitalet në Ibiza janë vënë nën presion të jashtëzakonshëm për shkak të rritjes dramatike të thirrjeve emergjente të lidhura me rastet e abuzimit me drogën dhe alkoolin, sidomos në ambientet e klubeve të natës.

    Sipas raportimeve të fundit, një pjesë e konsiderueshme e thirrjeve në numrin emergjent 112 vjen nga klubet ku ndodhin shpesh incidente të rënda mjekësore. Ambulancat janë të detyruara të ndalojnë vazhdimisht për të trajtuar raste në klubet e natës, duke lënë pjesën tjetër të ishullit të pambuluar për orë të tëra.

    “Situata është e kaotike”, ka deklaruar José Manuel Maroto, presidenti i sindikatës së punonjësve të shëndetësisë.

    Në disa netë, kërkohen deri në 15 ambulanca në të njëjtën kohë, por ne kemi vetëm 9 aktive në gjithë ishullin. Jemi të rraskapitur. Mjetet e emergjencës qëndrojnë në terren deri në 8 orë pa pushim. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pafundësisht“, thotë një nga punonjësit e shërbimit shëndetësor.

    Sindikatat shëndetësore i kanë kërkuar zyrtarisht pronarëve të klubeve që të nënshkruajnë kontrata me shërbime private ambulancash, një praktikë që është tashmë e zakonshme në ngjarje sportive apo në evente të tjera të mëdha në Europë.

    “Është e papranueshme që biznese me xhiro prej miliona eurosh të mos kontribuojnë në lehtësimin e këtij problemi. Klubeve u kërkohet të punësojnë infermierë dhe personel shëndetësor, por jo automjete të emergjencës dhe kjo barrë bie mbi sistemin publik“, shton Maroto. / abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark