Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    Insajderi
    09 July 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ibrahim Nela, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani, Albian Ratkoceri dhe Endrit Beqiri kanë arritur në gjykatë në seancën ku po dyshohen për vrasje nga pakujdesia të Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani.

    Ndaj tyre pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, raporton Insajderi.

    Mediat janë lënë jashtë oborrit të objektit të degës së gjykatës në Lipjan. Policët e dyshuar janë futur në gjykatë vjedhurazi.

    Gjykimi ndaj tyre pritet të fillojë nga ora 10:30. Seanca pritet të mbahet me dyer të mbyllura. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark