"Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli e bullizuan deputetin Paris Guri" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli e bullizuan deputetin Paris Guri”

    Insajderi
    09 July 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se deputeti i LDK-së, Paris Guri u bullizua sot në Kuvend.

    Sipas saj ishte një bullizëm kolektiv nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetet Mimoza Kusari e Fitore Pacolli.

    Musliu, ka shkruar se Guri u tall dhe ofendua vetëm për shkak të emrit dhe moshës së tij.

    “Deputetet e Vetëvendosje si Bulizues Kolektiv, shembulli i Sotëm në Kuvend. Sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës u pa qartë se sa larg është gatshme të shkojë Vetëvendosje në bullizim kolektiv. Deputeti i ri, Parisi, në vend që të inkurajohej dhe të mbështetej në hapat e parë të tij në Kuvend, u përball me një fushatë të organizuar talljeje dhe ofendimi, jo për përmbajtjen e fjalës së tij, por për emrin dhe moshën e tij. Ky është një akt i dënueshëm në vetvete, por bëhet edhe më i shëmtuar nga fakti se në ballë të kësaj fushate bullizuese ishin tri gra: Mimoza Kusari, Donika Gërvalla dhe Fitore Pacolli”, shkroi Musliu.

    Kjo, sipas deputetes, “jo vetëm që shkel parimet bazë të etikës parlamentare, por dërgon edhe një mesazh të rrezikshëm për rininë e angazhuar në politikë, se në vend të inkurajimit, do të përballen me përbuzje e përqeshje”.

    “Qasja e Vetëvendosjes ndaj një deputeti të ri është e frikshme dhe e papranueshme. Nëse një emër ose një moshë e re është arsye për t’u përbuzur në Kuvend, atëherë çfarë mesazhi u jepet të rinjve që duan të kontribuojnë për vendin?”, shkroi Musliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark