Insajderi
Insporti

Vendoset e ardhmja e Vedat Muriqit, do të jetë pjesë e këtij ekipi

Insajderi
09 July 2025 - 13:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vendoset e ardhmja e Vedat Muriqit, do të jetë pjesë e këtij ekipi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi spanjoll Mallorca ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi edhe për katër vite tjera.

Sulmuesi prizrenas do të vazhdojë të mbetet pjesë e La Ligës apo më saktë skuadrës Mallorca, edhe përkundër shumë ofertave këtë verë.

Është vet klubi spanjoll që ka njoftuar rinovimin e kontratës së Muriqit, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

“Historia e Piratit do të vazhdojë të shkruhet në Mallorca”.

“Vedat Muriqi dhe RCD Mallorca kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën deri në vitin 2029”, thuhet në njoftimin e klubit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark