Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni

    Insajderi
    09 July 2025 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë hapur për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në emisionin “Flet”, ai tregoi për herë të parë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke pranuar se e ndjeu se ishte momenti për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

    “Mendoj që koha ime për atë lloj shoë kishte kaluar,”- tha Mamaqi, duke shtuar se kishte filluar të vërejë një rënie në performancën e tij.

    “E di kur është momenti më i mirë për të mbyllur një bisedë? Kur është në kulmin e saj. E ndjeva që po shkoja poshtë dhe aty mbaroi.”

    I njohur për transformimet e tij të shpeshta në karrierë, Mamaqi theksoi se nuk i mungon televizioni, sidomos tani që është i përfshirë në projekte të tjera dhe ka gjetur mënyra të tjera për të realizuar veten.

    “Televizioni është një mashtrim i madh. Nuk më mungon. Kur e realizon veten në forma të tjera, nuk ndjen më mungesën e ekranit,” – u shpreh ai.

    Megjithatë, për adhuruesit e tij ka ende vend për shpresë. I pyetur për një rikthim të mundshëm, Mamaqi nuk e përjashtoi mundësinë, por vuri një kusht të qartë:

    “Më kanë ardhur disa oferta. I kam falënderuar, por nuk më kanë bindur. Nëse do të vinte një projekt ndryshe, sfidues, do ta pranoja me kënaqësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark