
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.
Krasniqi vlerësoi lart punën katërvjeçare të Totajn.
“Mbrëmë, në një atmosferë tepër pozitive dhe festive, mes shumë qytetarëve dhe aktivistëve, zyrtarizuam rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.
Gjatë katër viteve të fundit, Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet “historik” dhe “kulturor”, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: “i punës” dhe “i zhvillimit”. Kudo që të lëvizësh nëpër komunën e Prizrenit, dallohen qartë rezultatet e përkushtimit dhe punës së tij dhe të ekipit të tij në shërbim të qytetarëve”, shkroi Krasniqi.