Abdixhiku ndjehet krenar për veprimet e Gurit në Kuvend: Turma ra, Parisi nisi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku ndjehet krenar për veprimet e Gurit në Kuvend: Turma ra, Parisi nisi

    Insajderi
    09 July 2025 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur krenar me fjalimin e Paris Gurit në foltoren e Kuvendit në tentativën e 40-të të seancës konstituive.

    Sipas tij, prezenca e Gurit, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme.

    “Siç e thotë Rick, në ‘Rick and Morty’: “Kundërshtimet e juaja s’më lënë përshtypje. Kam parë çfarë duartrokitni.” Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi. Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja është e bukur”, ka shkruar kreu i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark