Tre nga pesë policët e dyshuar për vdekjen e Agon Zejnullahut në Lipjan/FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre nga pesë policët e dyshuar për vdekjen e Agon Zejnullahut në Lipjan/FOTO

    Insajderi
    09 July 2025 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, pasi dyshohet se më 7 korrik pas mesnate e vranë nga pakujdesia një 27-vjeçar në qendër të qytetit.

    Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj.

    Gjyqtari i procedurës paraprake pritet të vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Shtetit.

    Në seancë nuk u lejua prania e avokatit të familjes dhe as e mediave.

    Disa fotografi të policëve të prangosur tashmë janë publikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark