Bllokohet sërish rruga Shkup – Hani i Elezit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokohet sërish rruga Shkup – Hani i Elezit

    Insajderi
    09 July 2025 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kosovare për Menaxhimin e Kufirit, ka njoftuar se është bllokuar rruga Shkup – Hani i Elezit.

    Arsyet janë zjarret në afërsi të kufirit të Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

    Kjo vlen për të gjitha llojet e automjeteve.

    “Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala  e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit  në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark