Insajderi
Lajme

Dyshohet se ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë, Policia arreston dy persona

Insajderi
09 July 2025 - 14:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se  ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë, Policia arreston dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia sot në Shipol të Mitrovicës së jugut ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.

Ata dyshohen për zjarrin në diskotekën “Gate” më 14 shkurt të këtij viti në Prishtinë.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policorë të NjHP-së kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;  F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”.

Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor./insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark