Theret me thikë një person në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një person në Prishtinë

    Insajderi
    09 July 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është therur sot me thikë në Ulpianë në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

    Po ashtu, është shtuar edhe se policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

    ‘‘Sot rreth orës  09 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor’’, është thënë nga Policia për Insajderin./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark