Këto dy shtete po e kërkojnë Aro Muriçin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Këto dy shtete po e kërkojnë Aro Muriçin

    Insajderi
    09 July 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arijanet Muriç pritet të largohet nga Ipswich Town gjatë kësaj vere.

    Pasi klubi anglez nuk arriti të mbijetonte në Premierligë, përfaqësuesi kosovar po e mendon largimin.

    Dhe, interesimi për portierin shqiptar nga Mali i Zi nuk po mungon.

    Për këtë siguron gazetari sportiv, Dominik Schneider.

    Sipas tij, portierin shtatlartë e pëlqejnë në Itali e në Francë.

    Më saktësisht, në Serie A interesim për Muriç ka shfaqur Sassuolo, e cila thuhet se i ka bërë ofertë Ipswichit për gjigantin e portës, ndonëse për momentin nuk ka marrëveshje.

    Ndërkohë, interesim për portierin e Kosovës ka shprehur edhe Monaco nga Ligur 1.

    Muriç është i hapur t’i dëgjojë ofertat për t’u larguar nga Ipswichi, ndonëse ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2028.

    Aro i ishte bashkuar këtij klubi në verën e vitit të kaluar nga Burnley.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark