Çitaku sfidon Kurtin: Dikur hidhje gurë mbi policinë, sot ne kërkojmë vetëm drejtësi profesionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku sfidon Kurtin: Dikur hidhje gurë mbi policinë, sot ne kërkojmë vetëm drejtësi profesionale

    Insajderi
    09 July 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i është drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit me një postim në Facebook, duke i thënë se janë duke kërkuar hetim profesional ndaj pesë zyrtarëve policorë që dyshohen për vrasjen e Agon Zejnullahut.

    Çitaku ka theksuar se PDK kur ishte në qeveri e kishte respektuar Policinë e Kosovës.

    “Jo Albin, për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Ne i respektojmë institucionet pa kushte dhe pa kalkulime politike. Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin, dhe përgjegjësisë politike”.

    “Sa për respektin ndaj policisë, sikur ta kishe me të vërtetë, nuk do t’i lije pa këpucë e pa uniforma. Do t’ua kishe rritur pagat. Dhe mbi të gjitha, nuk do t’ua kishe shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj”, u shpreh Çitaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark