Insajderi
Insporti

Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg?

Insajderi
09 July 2025 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thuhet se është dënuar me një vit burg për kryerjen e mashtrimit tatimor në vitin 2014.

Italiani kohët e fundit u largua nga Madridi pas disa vitesh në krye dhe u emërua trajner i ekipit kombëtar brazilian. Megjithatë, gjatë mandatit të tij të parë nga dy si trajner në Santiago Bernabeu, raportohet se ai e ka kryer veprën penale, përcjell Insajderi.

Lajmi, i cili u publikua për herë të parë nga Agjencia EFE, dhe që atëherë është raportuar nga Sky News. Më herët këtë vit, u zbulua se Ancelotti do të dilte në gjyq pasi u akuzua për mashtrim tatimor që kishte arritur në 1 milion euro.

Ai foli publikisht për situatën dhe zbuloi se nuk ishte ‘i shqetësuar’ për fatin e tij dhe se kishte ‘besim të plotë te drejtësia’.

Tani, vetëm dy ndeshje pasi ka filluar mandatin si trajner i ekipit kombëtar brazilian, ai përballet me 12 muaj burg. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark