Blerta Deliu godet Kurtin: Sot mbron Policinë, dikur i quante vegla të pushtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu godet Kurtin: Sot mbron Policinë, dikur i quante vegla të pushtetit

    Insajderi
    09 July 2025 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka publikuar një video të kreut të VV-së, Albin Kurti, kur vite më parë kishte thënë fjalë të rënda në drejtim të Policisë së Kosovës.

    Kjo pasi vetë Kurti sot në mbledhje të Qeverisë tha se fushata kundër Policisë së Kosovës pas rastit tragjik në Lipjan, është e dëmshme.

    “Albin Kurti paska thënë sot se: Fushata kundër Policisë është e dëmshme. Por kjo vlen vetëm sot, sepse dikur vetë udhëhiqte një fushatë të ashpër kundër saj: i quante ‘vegla të pushtetit’, ‘pa gram patriotizëm’, ‘të kapur’,” ka shkruar Deliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark