Moti: Vranësira e më freskët ditëve vijuese, mundësi për ndonjë rigë shiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti: Vranësira e më freskët ditëve vijuese, mundësi për ndonjë rigë shiu

    Insajderi
    09 July 2025 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin – 9.07.2025

    Me depërtimin e masave më të ftohta ajrore mbi vend, ditën e enjtë temperaturat do të mbesin të ulëta, me maksimale prej 22C e 25C, derisa ato minimale në mëngjes zbresin deri në 9C e 10C. Do të kalojnë më shumë vransira gjatë ditës, që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

    Mbetet ende freskët ditën e premtë, ndërkohë që pritet të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse zhvillohen vransira gjatë ditës. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 23C e 26C. Përgjatë fundjave do të mbretëroj mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat vazhdojnë të shënojnë rritje deri në 28C e 32C, maksimalet, e ato minimale në 13C e 14C. Era ndryshon drejtimin në jugperëndimore e perëndimore dhe frynë e lehtë e mesatare 2-9m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark