Çka deklaruan Policët e arrestuar për vdekjen e Agon Zejnullahut: Ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmu duke na sharë ‘unë ja u*nanën’... - Insajderi
Çka deklaruan Policët e arrestuar për vdekjen e Agon Zejnullahut: Ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmu duke na sharë ‘unë ja u*nanën’…
Në dosjen e Prokurorisë lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut, pesë zyrtarë policorë kanë dhënë dëshmitë e tyre. Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e Prokurorisë, dhe sjell në vazhdim, dëshmitë…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Në dosjen e Prokurorisë lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut, pesë zyrtarë policorë kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e Prokurorisë, dhe sjell në vazhdim, dëshmitë e të arrestuarve, Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj.
Në cilësinë e të dyshuarit, Rreshter Ibrahim Nela:
Nela tregon se Agoni ka vepruar në mënyrë të dhunshme që nga momenti kur ata kanë arritur në vendin e ngjarjes, duke tentuar t’i sulmonte. Thotë se zyrtari Albian Retkoceri përdori sprejin lotsjellës, ndërsa Agoni më pas u fut në një veturë Golf, ku nuk dinte çfarë fliste dhe ishte “jashtë kontrollit”.
“Ka pasur sytë më të rritur, ka qenë pothuajse tërësisht i djersitur dhe gjendja e tij psikike ka qenë jashtë kontrollit pothuajse totalisht dhe ka bërë veprime të çuditshme…” Ka rezistuar duke mos i afruar duart dhe duke gjuajtur me shqelma edhe pse ka qenë i shtrirë me gjoks për toke, por vlen të ceket se qytetari ka qenë i ushtruar fizikisht dhe ka pasur forcë shumë të madhe…” Pasi që i kemi vendosur prangat… aty e kemi parë që gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe kemi marrë ujë ku jemi munduar ta freskojmë… ndërkohë ka ardhur autoambulanca cila nga thirrja jonë është vonuar shumë… të cilëve ju kemi ndihmuar ta vendosin në lesë dhe më pas e kanë vendosur në autoambulancë dhe… kanë njoftuar që qytetari nuk ka shenja jete.”
Në cilësinë e të dyshuarit, zyrtari policor Albian Retkoceri:
Retkoceri thotë se Agoni “kërceu drejt tyre” me fyerje, gjë që e detyroi të përdorte sprejin. Përmend se ai nuk u ndal as kur iu dha komanda verbale dhe se gjatë arrestimit tregoi rezistencë ekstreme.
“Si na ka parë neve ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmuar duke na sharë ‘unë ja u q** nanën’…” dyshuari ka vazhduar të lëvizë në mënyrë të çrregullt dhe i njëjti ka hyrë në ulësen e shoferit… duke refuzuar të qetësohej. Gjatë kohës sa kemi qenë në prangim e sipër i dyshuari ka rezistuar…” “Pas vendosjes se prangave të dyshuarin e kemi ngjitur në pozitën në gjunjë dhe unë kam vrapuar në veturën zyrtare për të marr një shishe me ujë dhe i kam qit ujë në fytyrë…”
Në cilësinë e të dyshuarit, zyrtari policor Artidon Koxheli:
Konxheli ishte thirrur nga një aksident tjetër dhe, kur arriti, gjeti Agonin duke bërë lëvizje të çrregullta dhe duke folur fjalë të pakuptimta. Thotë se iu deshën disa sekonda për ta vënë nën kontroll me “forcë duarthatë”, pasi ishte shumë i fortë.
“Aty kam dëgjuar nga personi i dyshuar fjalë të pakuptimta dhe lëvizje shumë të çrregullta, sipas meje dukej qartë se nuk ishin veprime normale….E kishim problem që t’ia vendosnim prangat, mirëpo pas disa sekonda… ishte shumë i zhvilluar fizikisht…Pas disa minutash në lokacion ka ardh shefi i operatives… kam vërejtur një qese me substancë të dyshuar narkotike…”
Në cilësinë e të dyshuarit, zyrtari policor Liridon Rrahmani:
Rrahmani e përshkruan Agonin si “me lëvizje trupore të pakontrolluara” dhe që fliste fraza të pakuptimta, duke mos njohur askënd. Ai deklaron se, pasi doli nga vetura, u shtri për toke me forcë dhe më pas u prangos.
“Pasi që i dyshuari kishte lëvizje trupore të pakontrolluara… përdorte një re të çuditshme citoj ‘spo du me ju pa, nuk po ju njoh’…” Në një moment të caktuar i dyshuari vet ka dalë nga vetura Golf 7… rreshteri ka qenë afër tij dhe e ka kap në krahun e majt…” E kemi shtri për toke me që rast kemi bërë arrestimin e tij…”
Në cilësinë e të dyshuarit, zyrtari policor Endrit Beqiri:
Beqiri, zyrtar policor jashtë detyre, ndihmoi rastësisht kur kalonte aty. Ai thotë se Agoni kishte shumë forcë dhe se, pasi u prangos, nuk tregonte rezistencë, por dukej pa vetëdije.
“Kam vërejt se personi kishte veprime të çrregullta duke prekur vetën me duar… dhe u futke përsëri në veturë duke i vënë duart te koka…” Në asnjë moment nuk kam qenë i vendosur mbi trupin e personit për ta neutralizuar…” Pasi e kam ndihmuar për ta prangosur, e kam ngritur dhe aty kam vërejtur se ishte pa vetëdije, por me sy të hapur… kam tentuar t’ja kthej vetëdijen duke ja shkundur fytyrën… pastaj ja kam hedhur ujë në fytyrë…”, thuhet mes tjerash në deklaratat e zyrtarëve të dyshuar, në dosjen e Prokurorisë. Insajderi.org
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.