“Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici” Qalaj flet për veprimet e Policisë ndaj Agon Zejnullahut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici” Qalaj flet për veprimet e Policisë ndaj Agon Zejnullahut

    Insajderi
    09 July 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u ka gjetur vërejtje veprimeve të policëve në rastin e arrestimit të të ndjerit Agon Zejnullahu.

    Ai tha se veprimi i policit që ia vendosi gjurin tek qafa tashmë të ndjerit, ka qenë joprofesional.

    “Pa hyrë në shkaqet e vdekjes – është veprimi i vendosjes së gjurit në atë pjesën afër qafës, një veprim që nuk praktikohet në policinë demokratike. Nuk mësohet askund, jo në pjesën afër qafës. Mësohen mënyrat e arrestimit, ai pasiv dhe aktiv, përdorimi i mjeteve ndihmëse që i ka polici”, tha Qalaj ne Pressing.

    “Të gjitha punët e mira që i ka bërë policia paraprakisht, ky veprim i hedh poshtë”, tha Qalaj.

    Por, Qalaj tha se për shkaqet e vdekjes duhet pritur raportin e obduksionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark