Identifikohet motoristi që shkaktoi aksidentin dhe iku, i shqiptohen katër gjoba - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohet motoristi që shkaktoi aksidentin dhe iku, i shqiptohen katër gjoba

    Insajderi
    09 July 2025 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj, kanë identifikuar një të dyshuar për shkaktim të një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, të ndodhur më 2 korrik të këtij viti.

    Sipas hetimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të distancës nga ana e drejtuesit të motoçikletës, i cili e ka goditur automjetin duke shkaktuar dëme materiale.

    “Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës është larguar nga vendi i ngjarjes, por më 08.07.2025 është identifikuar si E.A. dhe është ftuar për intervistim në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Tutje, policia tha se ndaj të dyshuarit janë shqiptuar katër gjoba për kundërvajtje; drejtim të mjetit pa patentë shofer, drejtim me regjistrim të skaduar; largim nga vendi i aksidenti; shkaktim i aksidentit në komunikacion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark