PSG e shkel Realin, kualifikohet në finale - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    PSG e shkel Realin, kualifikohet në finale

    Insajderi
    09 July 2025 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.

    Kampioni i Europës triumfoi thellë 4:0 në gjysmëfinale ndaj Real Madridit.

    Dy gabime amatoreske nga mbrojtja e “Los Blancos” ia dhanë epërsinë e dyfishtë parisienëve brenda dy minutave.

    Fillimisht Fabian Ruiz realizoi pas asistit nga Dembele në minutën e gjashtë.

    E vetëm tre minuta më vonë, Ousmane Dembele shënoi për 2:0.

    Në minutën e 24-të, Fabian Ruiz realizoi pas një aksioni të ndërtuar deri në perfeksion, duke e lënë Real Madridin vetëm si spektaktor.

    Në pjesën e dytë, PSG shënoi edhe njëherë nëpërmjet Goncalo Ramos në minutën e 87-të.

    Në finale, PSG do të ndeshet me Chelsean që mbrëmë e eliminoi Fluminensen.

    Ndeshja luhet të dielën me fillim nga ora 21:00 me kohën tonë lokale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark