Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik dhe Rahovec, FSK i deminon në mënyrë të kontrolluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik dhe Rahovec, FSK i deminon në mënyrë të kontrolluar

    Insajderi
    10 July 2025 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë në Kaçanik ka raportuar se ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer afër hekurudhës.

    Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.

    “GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER- Fsh. Kaçanik i Vjetër, Kaçanik  09.07.2025-10:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer afër hekurudhës. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori.”

    Ndërsa një burrë tjetër në Rahovec ka raportuar se gjatë punës me eskavator në oborrin e tij ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

    Njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore A-6, në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.

    “GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER- Rr. Bejtullah Haxhiu, Rahovec  09.07.2025 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se gjatë punës me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së  për deminim, kanë tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore A-6, në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark