Messi vazhdon të "terrorizojë" mbrojtjet kundërshtare, vendos një rekord të ri në MLS - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Messi vazhdon të “terrorizojë” mbrojtjet kundërshtare, vendos një rekord të ri në MLS

    Insajderi
    10 July 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lionel Messi i mrekullueshëm vazhdoi të shkëlqente në ligën MLS, dhe në ndeshjen kundër New England Revolution vendosi një rekord të ri.

    Inter Miami fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te New England Revolution dhe kjo fitore erdhi e gjitha falë Messit.

    Messi e kaloi Inter Miamin në epërsi në minutën e 27-të, dhe në minutën e 38-të, me një asistim të shkëlqyer nga Sergio Busquets, e dyfishoi epërsinë.

    Me golin e dytë në ndeshje, Messi shkroi historinë e ligës MLS sepse u bë lojtari i parë në historinë e kësaj gare që shënoi dy ose më shumë gola në katër ndeshje radhazi.

    E tëra çfarë bëri New England Revolution në ndeshje ishte të shënonte një gol ngushëllimi me anë të Carles Gil në minutën e 79-të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark